Molliqaj: Duhet të refuzohet edhe Asociacioni edhe Kurti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me situatën në veri duke thënë se qëndrimet dhe veprimet e tij kanë qenë "të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe pa vizion"

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, i sheh të rrezikshme dhe pa vizion veprimet e Qeverisë Kurti në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Në lidhje me këtë situatë, Molliqaj e sheh Kosovën në një pozitë të palakmueshme.

Molliqaj tha për Ekonomia Online se problemi është ndërmjet Albin Kurtit si kryeministër dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e jo ndërmjet shteteve.

“Qëndrimet dhe veprimet e kryeministrit të Kosovës kanë qenë të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe pa vizion, ku e kanë sjellë Kosovën në një pozitë të palakmueshme dyfishtë. Në njërën anë, marrëveshja çfarë po i ofrohet Kosovës është e dëmshme dhe e keqe e papranueshme për ne si PSD dhe në anën tjetër acarimi me faktorin ndërkombëtar, po ashtu, është si rezultat i kësaj Qeverie dhe i kryeministrit Kurti”, ka thënë Molliqaj.

Ndërkaq, teksa ka folur për kërkesën e faktorit ndërkombëtar për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Molliqaj tha se duhet të refuzohet.

Refuzim kërkon t’i bëhet edhe Kurtit, për të cilin, tha se ka sjellë marrëveshje të dëmshme dhe pa njohje përfundimtare.

“Prandaj, unë besoj që siç edhe ka ndarë SHBA-ja, problemi është ndërmjet Albin Kurtit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk është mes Kosovës dhe ShBA-së, prandaj duhet të refuzohet edhe Asociacioni edhe Albin Kurti dhe duhet t’i hapet dera për një dialog i cili çon në një derë që e ka edhe kompromisin brenda, por që është marrëveshje përfundimtare dhe jo e pjesshme, siç na e ka sjellë Kurti në Kosovë”, u shpreh Molliqaj.

Sipas Molliqajt, kreu i ekzekutivit “kërkon çdo herë tensione për të arritur kompromise”.

“Nëse e shohim historikun e dialogimit të Kurtit është që tensionimi i ka kryer punë për kompromis, pra nuk është që sa herë ka bërë tensione në veri, nuk ka bërë kompromise. Është e kundërta që sa herë që ka vepruar me veri dhe tensionim të situatës dhe acarim me ndërkombëtarët, ka ardhur me kompromise. Për bindjen tonë kjo është strategji e komunikimit publik, e cila po lë pasoja, por është tensionim i marrëdhënieve me ndërkombëtarët, tensionim me veriun dhe kompromis”, theksoi ai.

Ndër të tjera, ai tha se dhimbja e fundit e procesit dialogues është themelimi i Asociacionit.

“Tani kjo është dhimbja e fundit e këtij procesi dialogues, sepse siç e dimë, tani do të merremi vesh për draftin e Asociacionit, ku është gjëja e fundit që e ka Kosova. Pas miratimit nga Kosova dhe Serbia për draftin e Asociacionit, Kosova më nuk ka obligime tjera që mundet me ndal ose jo. Procesi mund të shkojë rrjedhshëm, mund të shkojë ose jo në Kushtetuese, themelohet Kuvendi i parë, zgjedhen organet drejtuese dhe pastaj gjithçka është funksionale dhe Kosova nuk ka dorë më aty”, tha tutje ai.

Që nga 26 maji, protestat në komunat në veri të vendit janë duke vazhduar pas zgjedhjes së kryetarëve të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Pak ditë më parë, lidhur me situatën në veri, Escobar bëri të ditur se e premtja ishte dita kur do t’i raportonte Shtëpisë së Bardhë lidhur me zhvillimet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika