Molliqaj e kritikon Qeverinë: Çka u tha në dialog po e marrim vesh nga mediat në Serbi

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se po tregohet arrogante dhe jotransparente në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mostransparencë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka shkruar në Facebook “nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog”.

“Dialog i mbyllur. Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha, e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi? E pastaj na thonë po ndikoheni nga ‘mediat armike’”, ka shkruar Molliqaj.

Po ashtu, Molliqaj e ka kritikuar ekzekutivtin për mosraportim në Kuvendin e Kosovës dhe për mungesë të dialogut me shoqërinë civile.

“Pa vizion, pa plan, pa platformë për dialog; Pa platformë të miratuar në Kuvend; Pa raportim në Kuvend; Pa dialog me shoqërinë civile”, ka shkruar Molliqaj, duke iu referuar Qeverisë së Kosovës.

Sipas Molliqajt, pushteti aktual po tregon arrogancë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika