Molliqaj: Jemi në prag të Asociacionit dhe ndarjes etnike

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, për gjashtë vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se "jemi në projektin politik që e kërcënon të ardhmen e vendit"

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, për gjashtë vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se “Kujtimi më i mirë dhe nderimi më i madh që mund t’i bëhet jetës dhe aktivitetit politik të Astritit është angazhimi për drejtësi dhe vazhdimi i betejave që Astriti i besonte, dhe për të cilat angazhohej pa kompromis”.

Molliqaj ka shtuar se angazhimi për drejtësi nuk ka ndodhur por krahas saj ka ndodhur krejtësisht e kundërta.

“Sot jemi në projektin politik që e kërcënon të ardhmen e vendit. Jemi në prag të ndarjes etnike. Jemi në prag të segregimit. Jemi në prag të Asociacionit”, ka shkruar në Facebook Molliqaj.

Kryetari i PSD-së ka shtuar se ndërkohë përveç keqpërdorimit të rastit Dehari, asnjë hap për vendosjen e drejtësisë nuk ka ndodhur.

Sipas Molliqajt, kjo lë të kuptohet që zbardhja e rastit nuk i konvenon pikërisht këtyre në Vetëvendosjes, “sepse pastaj e humbin rolin që ia kanë caktuar vetës në histori: misionarë e të persekutuar”.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika