Molliqaj: Ka disponim të mirë për protestën e nesërme

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ka disponim për protestën e nesërm. Ai teksa ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës, shtoi se bina do të jetë e vendosur në oborrin e qeverisë dhe do të fillojë nga sheshi ” Zahir Pajaziti”.

Molliqaj tha se njohja nga Serbia nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje, për çka edhe vetë kryeministri ka hequr dorë ta kërkojë një gjë të tillë.

“Kemi një marrëveshje e cila është pa mbështetje politike, ka kundërshtim popullor. Siç e keni parë edhe qeveria me zor e ka mbrojtur këtë marrëveshje. Ajo që dihet tashmë, pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk ka asnjë indicie që do ta njohin shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai shtoi se do të ketë asociacion, për çka është jetike që kjo Qeveri të ndalojë këtë rrugëtim.

“Ajo çka po ndodh është që Kosova merr vetëm obligime karshi BE-së dhe Serbisë. Prandaj, prej pritjeve shumë të mëdha kemi përfunduar në rezultate shume të vogla. Opinionistët, qytetarët janë kundër kësaj marrëveshjeje. Ju e patë që çdo ditë që po kalon rrenat e pushtetit po shkojnë duke u zvogëluar, sepse nuk po mund të jenë të qëndrueshme”, shtoi Molliqaj. /ksp/.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika