Molliqaj: Kosova ta njohë Palestinën si shtet, Netanyahu po i ngjan Millosheviqit

"Fushata e filluar për njohjen e Palestinës duhet vazhduar edhe në Kosovë. PSD kërkon nga Qeveria e Kosovës njohjen e Palestinës shtet, si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje. Sepse nervi human midis njerëzve do të jetë gjithmonë liria!”, tha Molliqaj

Dardan Molliqaj, PSD

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar që Kosova ta njoh shtetësinë e Palestinës. Molliqaj ka theksuar se populli palestinez i është ekspozuar asgjësimit nga bombardimet dhe po ashtu nga uria.

“Konflikti në Gaza është një katastrofë që po shkon drejt gjenocidit. Janë rreth 36 mijë civilë të vrarë, më shumë se gjysma prej tyre fëmijë dhe pleq. Të gjallët janë nën gërmadha bombash, pa ujë, bukë, mjekë e ilaçe. Mbi 60 % e shtëpive janë shkatërruar, bashkë me tokën bujqësore dhe mjetet për peshkim. Një popull është i ekspozuar ndaj asgjësimit, nëse jo nga bombat, nga uria”, tha ai.

Kreu i PSD-së, u shpreh se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po ngjason me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Benjamin Netanyahu, gjithnjë e më shumë po i ngjan Millosheviqit. Atij i duhet lufta për ta ruajtur pushtetin. Ai është një autokrat që po izolohet nga bashkësia ndërkombëtare, ndërkohë që të vërtetën mbi Gazën po ia fsheh popullit të tij. Për ta ruajtur pushtetin, nuk ka më mandat votash, ai qëndron në saje të gjakut dhe mizorive në Gaza”, tha ai.

Sipas Molliqajt “Netanyahut i duhet lufta sepse paqja nënkupton fillimin e zgjidhjes mes dy shteteve, konsensusin ndërkombëtar. Kurse zgjidhja e tij për konfliktin është asgjësimi i Palestinës”.

“Përpjekjet për armëpushim nuk duhet të jenë thjesht mohim i luftës. Duhet zhdukur shkaqet e luftës në mënyrë që ajo të mos përsëritet më. Në Palestinë si rrallëkund shihet aq qartë se paqja dhe liria janë e njëjta gjë. Paqja e përhershme është asgjë më pak se vetëvendosje për Palestinën. Pra, krijimi i kompaktësisë territoriale dhe njohja ndërkombëtare e shtetit”, tha ai.

Ai e ka ripërsëritur kërkesën e PSD-së për Qeverinë e Kosovës që ta njoh Palestinën si shtet.

“Kush don paqe sot, emri i saj është liri dhe vetëvendosje për Palestinën. Së fundi, Spanja, Norvegjia e Irlanda njohën Palestinën si shtet. Një gjë të tillë pritet ta bëjë shpejt edhe Sllovenia. Fushata e filluar për njohjen e Palestinës duhet vazhduar edhe në Kosovë. PSD kërkon nga Qeveria e Kosovës njohjen e Palestinës shtet, si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje. Sepse nervi human midis njerëzve do të jetë gjithmonë liria!”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika