Molliqaj kritikon opozitën: Gjasat maksimale janë që Kurti bëhet prapë kryeministër

Dardan Molliqaj, PSD

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se opozita parlamentare në Kosovë më shumë po i shërben kryeministrit Albin Kurti se vetes.

“Duke u fokusu a i merr ai 49 a 47 a 51%, kjo nuk është betejë politike, këtu do të përfundojmë me një pushtet të fuqishëm pa opozitë hiç. Ky është shqetësimi im, nëse del qysh ju po thoni, ne e marrim përgjegjësinë. Kish me qenë mirë që ju që e keni këtë argument, partitë opozitare, nëse Albin Kurti fiton prapë shumë, s’kemi as ndryshim të pushtetit, as të opozitës”, tha ai në “Debat Plus”.

Sipas tij, nëse zgjedhjet mbahen të dielën e ardhshme, Kurti me shumë gjasë do të ishte prapë kryeministër.

“Jam i bindur ka po shkon Kosova, nuk kam iluzione që Hamza do jetë kryeministër, as Abdixhiku as Haradinaj. Gjasat maksimale nëse mbahen zgjedhjet në të dielën e ardhshme është Albin Kurti. Në këtë rrezik që është unë mendoj që Kosova s’ka parti opozitare, kjo është bindja ime, votuesi e përcakton… po flas për parlament”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika