Molliqaj: Kryeministri Kurti është përcaktuar për Asociacion

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë pro Asociacionit me shumicë të komunave serbe

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë është përcaktuar pro Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas kryetarit të PSD-së, Asociacioni në baza etnike, do të ishte projekt i dëmshëm për Kosovën.

Molliqaj ka thënë se çdo marrëveshje e ngjashme me asociacionin do të ishte e papranueshme për Kosovën.

“Korniza e këtij dialogu nuk ka destinacion mirëqenien e qytetarëve. Çdo marrëveshje që krijon realitet të ri në baza etnike në Kosovë është absolutisht i papranueshëm dhe do të kundërshtohet”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe sa ishte në opozitë, dhe deklarativisht është shprehur kundër edhe si kryeministër.

Ndërkaq, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën një ditë para takimit në Bruksel, në mes të krerëve të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se Kosova e ka obligim ta formojë Asociacionin me shumicë të komunave serbe, por sipas tij kjo duhet të bëhet sipas ligjeve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika