Molliqaj: Kurti e ka degraduar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, plani franko-gjerman s’duhet të pranohet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka vlerësuar se drejtimi që ka marrë procesi i dialogut është shumë i rrezikshëm, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen e Kosovës

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dialog me Serbinë ka qenë e gabuar dhe e ka degraduar pozicionin e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me ShBA-në.

Molliqaj ka vlerësuar se drejtimi që ka marrë procesi i dialogut është shumë i rrezikshëm, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen e Kosovës.

“Kurti me këtë negocim që e ka bërë për këto dy vite të qeverisjes së tij me bashkësinë ndërkombëtare dhe Serbinë, e ka degraduar pozicionin e Kosovës edhe në raport me ndërkombëtarët, edhe në raport me Serbinë, e ka faktorizuar në mënyrë të jashtëzakonshme relacionin Serbi-Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe në mënyrë të paparë ndonjëherë e ka përshpejtuar themelimin e entitetit politik serb në Kosovë”, ka theksuar Molliqaj për EO.

Sipas tij, plani franko-gjerman është vetëm në favor të Serbisë dhe nuk duhet të pranohet nga Kosova, edhe nëse pranohet nga Kurti.

“Kur të publikohet plani franko-gjerman, bashkë me aneksin e zbatimit, aty do ta shihni që i ka veç dy vlera, të dyja në shërbim të Serbisë. E para, pranimi i kornizës së dialogut që s’do ta kërkojë njohja, jo sot po as në të ardhmen, nga Serbia’ dhe e dyta zbatimi i Asociacionit. Çështjet e tjera janë periferike dhe të parëndësishme”, shtoi Molliqaj.

Po ashtu, Molliqaj shpreh frikën se saga e dialogut do të vazhdojë edhe për shumë vite. Thotë se Kosova nuk do ta fitojë as në të ardhmen njohjen nga Serbia.

Ai ka potencuar se PSD-ja e kishte parashikuar që sa kohë se qasja dhe kokëfortësia e Kurtit “kinse për ta ruajtur fytyrën para votuesve të vet” do të sillte këtë situatë shumë të disfavorshme për Kosovën.

Siç theksoi Molliqaj, udhëheqësit shtetërorë të Kosovës, Albin Kurti e Vjosa Osmani, janë munduar të përdorin taktika të gabuara, duke tentuar që “ta tregojnë fytyrën e vërtetë të Serbisë”.

Kurti e Osmani, sipas Molliqajt, kanë menduar se perëndimi do ta bombardojë Serbinë, vetëm pse ata po thonë se presidenti Vuçiq është “Putini i vogël”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika