Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pas përfundimit të takimit trepalësh në Bruksel, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dorëzuar dhe e ka pranuar marrëveshjen.
Sipas tij, “dorëzimi i Albin Kurtit nuk do të jetë edhe dorëzim i Kosovës”.
“Albin Kurti u dorëzua. E pranoi marrëveshjen. Borell e konfirmoi këtë zyrtarisht e publikisht. Ambasadori i Kosovës lëshoi FAKE NEËS përmes mediumit ku ka punuar, në funksion të propagandës së pushtetit. E Kosova zyrtarisht mori obligim ligjor, sonte, me dakordimin e Albin Kurtit, që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër”, ka shkruar Molliqaj.
“Ditët në vijim vazhdojnë negociatat për datat e zbatimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve të tjera. Por ditëve në vijim do të vazhdojë rezistenca qytetare kundër kësaj marrëveshjeje. Dorëzimi i Albin Kurtit nuk do të jetë edhe dorëzim i Kosovës!”, ka shkruar Molliqaj.