Molliqaj – Kurtit: Ndale shantazhin, dorëhiqu nëse je kundër Asociacionit

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta ndal “shantazhin ndaj njerëzve”, ose të dorëhiqet nëse është kundër Asociacionit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli ka njoftuar nga Uashingtoni për një situatë tejet të rënduar mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ambasadori Dugolli njofton nga Uashingtoni për një situatë tejet të rënduar me Shtetet e Bashkuara, “brutale” e paska quajtur”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook.

Reagimi i tij erdhi pasi gazeta Nacionale e ka siguruar një dokument të titulluar “Raport i shkurtër mbi vitin e parë të detyrës në ShBA” i cili thuhet se është përgatitur nga ambasadori Dugolli, e që letra sipas tyre i dërgohej ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në dokumentin e publikuar raportohet që ambasadori Dugolli ka shkruar se Amerika është larg më brutale se që mund të mendohet në Prishtinë.

“Përderisa mund të ketë ambasadë tjetër të RKS-së që ka funksionuar me nivel të njëjtë të stafit, vështirë të ketë rast tjetër ku shkrihen në një vend mbështetja në një diplomat të vetëm, pa staf vendor, me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendër…” citim nga dokumenti.

Po ashtu, sipas dokumentit të siguruar nga gazeta në fjalë, në pjesën ku flet për “Komunikimin me shtetin nikoqir” Dugolli raportohet të ketë shkruar: “përjashto Uashingtonin dhe ato që janë realizuar si pjesë e vizitave të nivelit të lartë, ka qenë e pamundur të realizohet çfarëdo takimi”.

E këtë Mulliqaj e ka quajtur prishje raportesh me aleatët ndërkombëtarë, e që sipas tij, do ta kemi edhe Asociacionin drejt autonomisë.

Ai i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta ndal shantazhin ndaj njerëzve, ose të dorëhiqet nëse është kundër Asociacionit.

Gjithashtu, ai ka thënë se gjendja e ambasadës tonë në Uashington DC është pasqyrë e qeverisjes së kryeministrit Kurti.

“As nuk shpenzohet për projekte, as nuk shpërndahet për mirëqenie. Ndërkohë, ambasadat janë pa staf. Mendësia është feudale: kursimi krijon fitim. Ka mbetur veç t’i kthejnë paratë në flori dhe t’i mbjellin në tokë për shumim”, ka thënë tutje Mulliqaj.

Ndërkaq, kreu i PSD-së, ka thënë se sikur me targat dhe shtyrjen e zgjedhjeve, edhe deklaratat kundër për Asociacionin janë strategji e marrëdhënieve me publikun.

“Deklaratat nxisin tension e frikë, publiku këtu është në ankth, përpara se gjithçka të pranohet, pa u kuptuar tamam çfarë u pranua. Prodhimi i një rreziku është mbrojtje për kompromiset. Kurti po i shantazhon njerëzit. Frika, tash sa kohë është mjeti i tij për ta shitur kompromisin. Përndryshe do të jepte dorëheqje”, ka shtuar Mulliqaj.

Sipas tij, kjo qasje përveç që e dëmton rëndë Kosovën së brendshmi, as marrëdhëniet me aleatet nuk do t’i kthejë në pikën e mëparshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika