Molliqaj: Një rajon i tërë ka mbetur peng i përtesës së Liburn Aliut

Partia Socialdemokrate (PSD), ka kritikuar ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, për vonesat në ndërtimin e autostradës dhe premtimet e pambajtura, duke akuzuar Qeverinë për mashtrime ndaj qytetarëve

Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar këtë të enjte një aksion ku ka vendosur mbishkrimin “po pritoj me fol për autostradë” duke iu refuar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një postim në Facebook ka shkruar se një rajon i tërë ka mbetur peng i përtesës së Liburn Aliut.

“Thanë që autostrada është thuajse e përfunduar e pastaj që premtimi ishte i gabuar se kryeministri u vu në lajthitje. Sot e asaj dite, plot një mandat dhe autostrada është e papërfunduar, e Anamorava, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badovc”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj ka shtuar se të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.

“Ministër, ti edhe përton me fol për autostradën, por ne jo. Të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, të cilëve nuk prituat t’ua kapni votën me premtime e mashtrime”, ka shkruar Molliqaj.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika