Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se nocioni i monoetnicitetit u lansua nga Qeveria për t’u dukur se e përmirësuan statutin e Asociacionit.
Molliqaj tha se Asociacioni është papranushëm dhe i dëmshëm në secilin version.
“Ky nocioni i monoetnicitetit u lansua nga Qeveria për t’u dukur se e përmirësuan statutin e Asociacionit, e versioni final, dihet nuk ka me qenë MONO. Kurrë nuk do të ishte. As atëherë kur kundërshtohej me protesta e aksione brenda Kuvendit. Asociacioni është i dëmshëm tashmë në secilin version, dhe si i tillë, absolutisht i papranueshëm”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Sipas tij, strategjia e Qeverisë është që të shpikë një problem, të luftojë dhe të shpallë sukses.
“E tërë kjo pjellë e imagjinatës (së rrezikshme). Qeveria luftë kryesore e ka me mbështetësit e saj. Ka detyrë t’i përgjigjet pyetjes së vështirë: si të duket parimore dhe e drejtë, pa qenë e tillë. Kjo e tejkalon temën e asociacionit. Është në pyetje qenia e tyre polike”, ka shtuar Molliqaj.
Tutje, Molliaqaj theksoi se “këta krijojnë insinuata dhe kur ato nuk ndodhin (se janë shpikje, kryesisht duke keqpërdorur situata e gjendje njerëzish) atëherë na japin lajmin e suksesit, se si këta e ndalen, përmirësuan apo ndaluan. Që të tri deklaratat janë gënjeshtra”.
“Prandaj, organizimi për një shoqëri më të barabartë duhet ta tejkalojë konfliktin rreth Asociacionit. Edhe ata që janë kundër dhe ata që janë për, kanë arsye të fuqishme për t’u bashkuar. Duhet të organizohemi në kundërshtim, të gjithë ne që nuk durojmë të qeverisemi me modele politike dogmatike, autoritare”.