Molliqaj paralajmëron protestë

Një protestë për shkarkimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, është paralajmëruar nga kreu i PSD-së. Kjo protesta pritet të mbahet më 6 korrik

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar protestë mbarëpopullore ndaj Ministritit të Financave, Hekuran Murati.

Në një konferencë për media, Molliqaj përkrah Natyra Kuqit u ka bërë ftesë protestuesëve të jenë prezent në protestën e 6 korrikut më ora 19:00.

Gjersa i ka kujtuar fjalët e Kurtit që nuk donte t’i kujtonte komentet e kaluara, Molliqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës po ushqen qasjet e tilla, siç ishte ajo, në komentet e Muratit, viteve të mëhershme.

“Duke parë që Qeveria e Kosovës jo vetëm nuk po reagon, mirëpo po e ushqen atë, po e mbron dhe ndonjëherë edhe po e nxit një qasje të tillë, është e domosdoshme që qytetarët e Republikës së Kosovë të reagojnë ndaj saj”, ka thënë Molliqaj.

Ndër të tjera, ai ka thënë se hovi i këtij diskursi publik, sulmon kategori të caktuara shoqërore dhe vlera universale siç është liria.

“Asnjë popull nuk do e kishte duruar asnjë zyrtar që e sulmon subjektin që ka ndikuar në liri”, ka theksuar ai.

Përgjatë të enjtes, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, kishte publikuar numrin e telefonit personal të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

PSD pritet të mbajë protestë për shkarkimin e ministrit Murati

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika