Molliqaj pas deklaratës së Kurtit: Kryeministër lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve

Kryeministri Kurti ka thënë se një aksion ndaj ministrit Murati mund të ndërmerrej vetëm nga inati dhe jo nga kritikat apo kundërshtimet për punën e tij. Kjo ka nxitur reagimin e kryetarit të PSD-së, i cili përgjatë të shtunës kishte publikuar një video të momentit kur ministri i Financave, Murati gjuhet me miell si shenjë e një aksioni simbolik të PSD-së për punëtorët

“Sido që të jetë, z. kryeministër lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve!”.

Kështu ka reaguar Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, pas konferencës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën ky i fundit ka thënë se një aksion ndaj ministrit Murati mund të ndërmerrej vetëm nga inati dhe jo nga kritikat apo kundërshtimet.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ishte gjuajtur me miell nga një aksion simbolik i PSD-së për puntorët, përgjatë të shtunës. Ngjarja e së djeshmes zuri vend në konferencën e Kryeministrit Kurti dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, megjithëse të dy kishin njoftuar për konferencën në të cilën do të njoftonin dorëzimin e dosjes për Vetting në Kuvend.

“Nëse je kundër kësaj pakoje, mund të ndërmarrësh edhe aksion kundër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, ndryshe nuk kemi të bëjmë as me kritika, as kundërshtim, përveç se me inat. Pra, mund të jesh kundër kësaj pakoje ose mund të jesh i udhëhequr nga inati, secila më keq se tjetra”, ka thënë Kurti.

Sipas Molliqaj, sikleti i Kurtit qëndron te “veprimi jashtë domenit të tij hegjemonik”. Ai ka thënë se opozitarizmi i PSD-së nuk frikësohet nga kërkesa e tij për dëgjueshmëri e cila njëherit, sipas Molliqaj, është arsyeja “pse i ka hypur në qafë sindikalistëve”.

“Aty ku nuk mundet t’i nënshtrojë përpjeket mundohet t’i depolitizojë. Përpjekje e dështuar”, ka përfunduar Molliqaj në Facebook, gjersa i ka bërë apel Kurtit të lërë inatin dhe të fillojë plotësimin e kërkesës së punëtorëve.

Të shtunën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti krahas ministrit Murati ka prezantuar pakon e re të mbështetjes për përballimin e rritjes së inflacionit me ç’rast do të ndahen rreth 150 milionë euro, nga të cilat do të përfitojnë ata që kursejnë energjinë elektrike.

Zbatimi i kësaj pakoje do të fillojë nga muaji shtator, prej të cilit pritet të bëhet subvencionimi i energjisë elektrike për të gjithë ata që kursejnë. Si rrjedhojë, do të subvencionohen dyfish faturat për muajt në të cilët qytetarët do të shpenzojnë më pak se në muajt e njëjtë të vitit të shkuar. Njëherësh, nga kjo pako do të përfitojnë studentët, pensionistët dhe familjet me asistencë.

Pas kësaj konference, Ministri i Financave, Hekuran Murati, është gjuajtur me miell si rrjedhojë e një aksioni simbolik të PSD-së.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka postuar një video ku shihen dy persona, përkatësisht aktivistët e kësaj partie, Nol Nushi dhe Zgjim Hyseni, duke hedhur miell drejt Ministrit Murati e njëherësh, Hyseni dëgjohet duke thënë “Kjo është për punëtorët”.

Përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas kontaktimit me ministrin Murati, ai ka thënë se nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Aksion simbolik i PSD-së ndaj Ministrit Murati për “luftën” e tij ndaj punëtorëve (VIDEO)

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika