Molliqaj: PDK-ja i ka shërbyer Kurtit, do të tallet me ta më vonë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, shpreh mendimin se kryeministri Albin Kurti do të përdorë Partinë Demokratike të Kosovës për të përfituar politikisht. Molliqaj thotë se PDK-ja dhe opozita në përgjithësi po i shërbejnë Kurtit, duke mos e fokusuar vëmendjen në çështjet thelbësore të vendit

Nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të parakohshme atëherë kryeministri, Albin Kurti, do të tallet me Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke komentuar takimin e Kurtit me të parin e kësaj partie, Memli Krasniqin, si dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga PDK-ja.

Molliqaj ka thënë se opsioni tjetër është: nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë PDK-ja i ka shërbyer Kurtit për të fituar.

“Ne jemi ë bindur se opozita parlamentare e tash së fundi në veçanti, PDK-ja, i ka shërbyer Kurtit. Diskutimi që do të bëhet edhe sot e në veçanti edhe në javën e ardhshme se a do të ketë tallje me PDK-në, në kuptim që vetëm e ka shfrytëzuar si xhoker për të humbur krejt vëmendjen prej diskutimeve që duhej të ishin rreth jo mosanëtarësimin të Kosovës në KiE, po betonizimit përfundimtar të draft-statutit të Asociacionit të propozuar nga QUINT. Apo do shkojmë në zgjedhje që do t’i shërbejnë për kauzën elektorale Kurtit. Nuk ka asnjë dilemë që njëra do të ndodhë, asnjëra nuk ka as dobi qytetare e as opozitare”, ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqajt, të dy opsionet e tij i shërbejnë partisë në pushtet dhe opozita të dorëzuar para Kurtit.

“Nëse vendi nuk shkon në zgjedhje, është tallje. Nëse vendi shkon në zgjedhje, është shërbim përfundimtar për Kurtin. Mund ta quash veten serioz apo jo, me rëndësi është qysh të shohin të tjerët dhe si vepron ti. Në rastin konkret, nuk asnjë dilemë që janë dy opsionet e vetëm i shërben partia në pushtet.

Nëse i tall, i tall, nëse shkon në zgjedhje, është sepse ai po dëshiron me shku, jo për shkak të votave të PDK-së. Se po të ishte duke u rrëzu nga votat e opozitës, kjo të ishte merite e konkrete dhe drejtë. Pa votat pushtetit nuk ka rrëzim, prandaj është vetërrëzim. Në këtë drejtim ia kanë jep një bonus të barasvlershme që ia ka jep LDK-ja kur ia ka zgjedh presidenten”, ka shtuar Molliqaj.

Përveç PDK-së edhe LDK-ja e AAK-janë dorëzuar para Kurtit

Ndonëse po kërkojnë dorëheqjen e Kurtit, sipas Molliqajt, edhe LDK-ja e AAK-ja janë dorëzuar para kryeministrit Kurti, ndryshe nga PDK-ja që është dorëzuar “pa kushte”.

“Të dy partitë opozitare janë duke ia pranuar diktatin Kurtin. Po të kisha qenë parti opozitare, nuk kisha diskutu fare me Kurtin për këtë punë. I kisha lyp llogari për autonominë, për prishjen marrëdhënieve me ndërkombëtarë… pse duhet me shkru drafte të rezolutave, që ti jep dorëheqje e ne mandej e votojmë e shpërndarjen Kuvendin.

PDK-ja është dorëzuar pa kushte te Kurti. Po i thotë veç shpërbërje se Kurti po e thotë veç një kusht për me shku në zgjedhje është shpërbërja. E LDK dhe AAK-ja po thonë ne jemi dorëzuar, veç mënyrën qysh jemi dorëzuar na leni neve ta tregojmë. Nuk kam parë në historinë e parlamentarizmit të Kosovës, që thonë veç jep ti dorëheqje sa me na i plotësu qefin, se na fill pas një ore ta votojmë shpërndarjen. Këtu është dorëzim i dyanshëm”, ka thënë Molliqaj.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika