Molliqaj për Kurtin: Braktisjen e projektit për bashkimin e shqiptarëve po e zëvendëson me simbolika

Lideri i PSD-sëDardan Molliqaj, ka komentuar vizitën e Kryeministrit Albin Kurti në Tetovë dhe Çair të Maqedonisë së Veriut. Molliqaj e sheh këtë vizitë si një veprim simbolik të Kurtit, që tregon për braktisjen e projektit politik për bashkimin e shqiptarëve.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair të Maqedonisë së Veriut, i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e sheh si simbolikë për të zëvendësuar braktisjen e projektit politik për bashkimin e shqiptarëve.

Sipas Molliqajt, Kurti me simbolika po dëshiron të ruajë autoritetin e tij si një person përtej kufijve të Kosovës.

“Kur e pashë vizitën, m’u kujtu një postim i imi ku është bërë lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e viti 2021. Kishte bërë një renditje ku ishin ushtarët e UCK-së, gra të cilat kanë qenë viktimë e dhunimeve të luftës, babi i Astrit Deharit. E pata bërë një postim që po e bën një listë simbolike që t’i shmangë ato kauza…pra në mungesë të projekteve politike që e kishte për çdo çështje që e përfaqëson edhe për dhunimet gjatë luftës për ushtarët e UÇK dhe rastin Dehari vendosi me i rendit lart në listë, pasi kishte nijet t’i braktiste çështjet.

Ajo çka ka ndodhur në Tetovë tash është kur e ka braktisur projektin politik të bashkimit të shqiptarëve që ka pasur VV-ja, tash ka simbolika. Po zëvendësohet projekti politik me simbolika pasi po dëshiron ta ruajë autoritetin e tij si një person përtej kufijve të Kosovës. Kurti nuk ka projekt për shqiptarët, jo vetëm për bashkim e shqiptarëve as edhe për përmirësimin e të drejtave e shqiptarëve në Tetovë”, ka thënë Molliqaj.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika