Molliqaj për rrëzimin e Ligjit për KPK-në: Fitore për drejtësinë tonë, goditje për tendencën autoritare të Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, e ka konsideruar si "fitore për drejtësinë e tyre" vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për KPK-në

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Të pavlefshëm e ka shpallur Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ky vendim erdhi pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së gjatë vitit të kaluar.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi për media nga Kushtetuesja, duke theksuar se disa nene të këtij ligji janë në mospërputhje me Gjykatën Kushtetuese.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka reaguar lidhur me këtë çështje dhe përmes një postimi, Molliqaj këtë e ka konsideruar si fitore.

“U hudh poshtë nga Gjykata Kushtetuese kapja e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, ka shkruar Molliqaj.

“Fitore për drejtësinë tonë. Goditje për tendecën autoritare të Kurtit”, ka thënë tutje kreu i PSD-së.

Minsitria e Drejtësisë ka njoftuar se lidhur me këtë çështje, ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, nesër në ora 12:00, do të mbajë konferencë për media.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika