Molliqaj: Policia e ka arrestuar Frashër Krasniqin në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri

Frasher Krasniqi, anetar i PSD-se

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se është arrestuar Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Molliqaj ka shkruar se pushteti po i përndjek aktivistët e PSD-së sikurse dje me Donjeta Demollin e Gëzon Kastratin.

“Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë– Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit”, tha ai.

Ish-sekretari Organizativ i VV-së ka shkruar tutje se për PSD-në, Asociaciacioni është i paparanushëm, dhe sipas tij, meqë rezistenca po rritet, “pushteti ka filluar përndjekjen”.

Molliqaj ka kërkuar lirimin e Frashër Krasniqit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika