Molliqaj: Policia më kishte arrestuar pa urdhër të gjykatës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se arrestimi i tij muaj më parë ishte bërë në mënyrë të jashtëligjshme

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Policia e Kosovës e kishte arrestuar në mënyrë të paligjshme, sepse sipas tij në momentin e arrestimit nuk i kanë prezantuar urdhër të gjykatës.

“Policia më ka arrestu pa urdhër të gjykatës dhe prokurorisë, ma shkelje e madhe është kur arrestohet pa urdhër të gjykatës.”, ka thënë ai në “Debat Plus”.

Molliqaj ka folur edhe për Qeverinë e Kosovës, dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ka mendësi autokratike.

Ai e ka marrë shembull Rusinë, duke thënë se edhe pse është shtet autokratik nuk arrestohen të gjithë ata që janë kundër presidentit atje.

“Çdo tendencë me e zhveshë argumentin politik me sulmet se ke qenë ashtu e kështu, edhe në Rusi nuk janë të gjithë në burg, nuk janë të gjithë kundërshtarët në burg, shumica janë por jo të gjithë”, ka thënë ai.

Molliqaj, është i ftuar në “Debat Plus”, për të diskutuar në lidhje me punët  e Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika