Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka publikuar numrin e telefonit personal të ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Në postimin e tij, u kërkohet qytetarëve që të dërgojnë mesazhe te numri i ministrit.
Ai ka kërkuar dorëheqjen e Muratit, për disa postime të vitit 2016 dhe 2018, ku ky i fundit kishte bërë shaka në llogari të veteranëve të luftës.
“Hekuran Murati s’mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së. Ministër Murati, dorëheqje!”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.