Molliqaj: Qeveria synon të kontrolloj jetën publike

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuat partinë në pushtet për mos votimin e Komisionit Hetimor për Energjinë. Qeveria sipas tij po synon të kontrolloj edhe partitë opozitare, por edhe segmente të tjera të shoqërisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Është problem serioz që Qeveria po tenton të kontrollojë gjithçka ka thënë Molliqaj në “Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai tutje gjatë këtij debati ka deklaruar se është e qartë që pushteti ka me bërë çmos që në çdo moment me kontrollua agjendën e secilës pjesë të shoqërisë.

“Nuk është problem nëse pozita ja voton apo jo komisionin hetimor opozitës. Problem është se pozita i tregon opozitës pse nuk duhet të ketë komision në këtë kohë dhe ata duhet të merren me diçka tjetër”, ka thënë Molliqaj.

Pushteti po dëshiron që opozita ta “përshtat” agjendën e saj sipas kërkesave dhe nevojave të pozitës, madje këtë po e kërkon në emër të luftës në Ukrainë.

Sa i përket presidentes, drejtuesi i PSD-së ka akuzuar LDK-në që i ka mundësuar Vetëvendosjes që ta bëjë Vjosa Osmanin presidente.

Ndërsa sa i përket Qeverisë, ai ka thënë se ajo është e papërgjegjshme, sidomos ministrat e punëve të Jashtme dhe të Brendshme, të cilët janë edhe skandaloz me deklarata.

“Ministri i Punëve të Brendshme dhe kryepolici dalin dhe thonë: ‘kemi pasur sulm terrorist’. Ky është mashtrimi më i madh që mund të bëhet’’, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika