Molliqaj reagon pas vdekjes së një punëtori: Vdesin, shfrytëzohen, injorohen, poshtërohen

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vdekjes së një punëtori të premten

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

“Vdesin, shfrytëzohen, injorohen, poshtërohen. Kur Qeveria ndan një kacidhe, sikur filantropët, e bën për t’u bërë pastor i tyre, jo për t’i fuqizuar si shtresë shoqërore”.

Kështu ka reaguar kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, pas vdekjes së një punëtori i cili ishte gjendur pa shenja jete afër objektit të kompanisë së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka ngritur çështjen e sigurisë në punë dhe të drejtat e punëtorve me kritika të shumta për Qeverinë e Kosovës.

“Edhe një punëtor i ndërtimit ka humbur jetën sot. Kullat shumëkatëshe janë më shumë sesa objekte që ngjiten qiellit. Ato gërmojnë varre nën tokë. Asgjë, një dëm kolateral ky me gjuhen e ekonomisë së suksesit. Kush mendon për punëtorin sot? Sindikata do të duhej. Një Qeveri e majtë mbase…Veprimet sindikale ndërkohë po bëhen vepër e dënueshme. Para ca ditësh punëtorëve në Trepçë iu reduktua paga për shkak të grevës. A ka qenë i siguruar punëtori që vdiq? Cila ka qenë mbrojtja dhe siguria në punë? Sa herë e ka vizituar inspektorati këtë vendpunishte? Për të gjitha këto, rezistenca është përgjigje.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, është gjetur pa shenja jete një burrë afër një objekti, në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ai kishte qenë punëtor ndërtimi në kompani. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtorë ndërtimi në kompani. Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndersa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika