Molliqaj takohet me OVL-UÇPMB në Preshevë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën Medvegjën, dhe Bujanocin(OVL-UÇPMB), është vizituar nga kryetari i Partisë Social Demokratike, Dardan Molliqaj

Pamje nga vizita e kryetarit të PSD-së së bashku me anëtarët e kësaj partie në Luiginën e Preshevës

 





Kryetari i Partisë Social Demokratike, Dardan Molliqaj, është duke qëndruar për vizitë në Luginën e Preshevës, ndërsa në ditën e dytë të takimit është takuar me kryesinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën, dhe Bujanocin(OVL-UÇPMB)

Gjithashtu, Molliqaj i ka nderuar edhe “28 dëshmorët e rënë nga radhët e UÇPMB-së pikërisht në vendin ku gjendej dikur lapidari i kushtuar ndaj tyre dhe i cili u largua nga autoritetet e Serbisë”.

“Sakrifica e tyre është pjesë e pandashme e historisë sonë për liri, barazi e drejtësi”.

“Nga vizita jonë dyditore në Luginë vizituam edhe zyrët e OVL-UÇPMB-së në Preshevë dhe kryetarin e saj, Nazmi Hajredini”.

Molliqaj ka përfunduar duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për kërkesat dhe nevojat e OVL-UÇPMB-së.

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika