Molliqaj thotë se Kurti do sfidohet ose rrëzohet një ditë

Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se Kryeministri aktual, Albin Kurti do të jetë një lider që një ditë do të sfidohet ose rrëzohet vet%m nga vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Molliqaj në “Debat Plus” u shpreh se Partia SocialDemokrate nuk do të jetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen me 9 shkurt 2025 me arsyetimin se janë “të vetëdijshëm për mos ekzistencën” e një mbështetje të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit si një parti politike e vetme.

Molliqaj ka “kritikuar” partitë opozitare” se nuk janë në njohuri të plotë për atë se çfarë ka ndodhur realisht në Kosovë gjatë këtyre viteve.

“Jemi të vetëdijshëm që nuk ekziston një mbështetje e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit si parti e vetme. Sa I përket koalicioneve, ka më shumë së dy vite që I kemi mbyllur të gjitha bashkëpunimet  e mundshme me partitë  opozitare parlamentare. Jo për shkak të  ndonjë stigmatizimit të moralshëm apo pamoralshëm nga  të di unë q♪ pushteti  don me akuzu. Nuk kemi pasur çasje as kauzë të përbashkët, e poashtu përafrime programore. Po të kishin qenë një a dy, kishin me qenë shumë ma lehtë. Besoj që Kurti ka me u sfidu, ka me u rrëzu një ditë kurdo që vendosin qytetarët e Kosovës, vetëm kur subjektet që janë sot kanë me kuptu edhe pse ka fitu Kurti, edhe pse Kurti po e mban pushtetin, por mbi të gjitha çfarë lloj pushteti. Nuk pres ndryshime të mëdha  elektorale, por pas zgjedhjeve me pas reflektim në kampin opozitar. Opozita nuk e ka kuptuar fare se çka ka ndodhur në Kosovë. Opozita ka qenë here vetshantazhune, here e frikësuar, here naïve”, tha Molliqaj.

Vendimi I PSD-së për mos pjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Molliqaj deklaroi se duhet të lexohet si “qëndrueshmëri në këtë betejë të gjatë dhe të madhe , sesa ndonjë “lakim që do i binte sikur me lanë politikë ose pjesë e ndonjë koalicioni të mundshëm me ndonjë parti politike pa kauzë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika