Molliqaj thotë se Kurti e pranoi Asociacionin, fton për protestë të gjithë që janë kundër 

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka ftuar të gjithë qytetarët që janë kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që të bëhen bashkë në organizimin e protestave

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar që të zbatohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Molliqaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Kurti e bëri të qartë që e bën Asociacionin, pasi, sipas tij, kushtet që ka vendosur nuk janë të arsyeshme.

“Direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin. Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por, paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska”, është shprehur ai.

“Kur ky thotë njohja si kusht, e ka fjalën për planin franko-gjerman. Kur ky thotë nuk ka Asociacion monoetnik, po thërret që duhet t’i ndërrohet emri. Kjo është mënyra e tij e operimit. Nuk ka vend për befasi. Logjika doli zhveshur”, ka shkruar tutje Molliqaj.

Po ashtu, sipas tij, plani dhe Asociacioni u pranuan, dhe ka kërkuar nga kryeministri që ta tregojë datën e nënshkrimit.

Ndërkaq, ai ka ftuar të gjithë qytetarët që janë kundër Asociacionit, të bëhen bashkë në organizimin e protestave, sepse sipas tij, “kundërshtimi dhe organizimi janë në horizont”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika