Molliqaj: Zajednica tani është autonomi, Ramushi dhe Albini përfunduan në ‘shtratin’ e saj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një intervistë ka diskutuar shumë çështje, përfshirë Asociacionin, draftin e dialogut me Serbinë dhe qeverisjen e Vetëvendosjes. Molliqaj ka theksuar se me ndryshimin e statusit të "Zajednicës" në autonomi, nevoja për protesta është shtuar

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një intervistë për BlicInterview me Astrit Gashin, ka folur për Asociacionin, draft statutin që po flitet, si do të jetë ai në krahasim me atë të viteve të kaluara, qeverisjen Kurti e shumë të tjera.

Duke folur për protestat kundër Zajednicën që i ka bërë kur ishte në opozitë me VV-në, ai thotë se tani është shtuar nevoja, pasi tani nuk është Zajednicë, por autonomi.

“Malli jo, por nevoja është shtuar. Besoj se ka nevojë më shumë se përpara, sepse tash është më shumë se Zajednicë, tash është autonomi’, thotë ai.

Molliqaj përmend protestat që i kanë bërë si PSD.

“I kemi pasur disa protesta, të cilat e kanë kundërshtuar këtë pushtet për disa çështje, një për energji, një për Gjykatën Speciale dhe një për Zajednicë, Asociacionin, por nën anën tjetër është pak e natyrshme krejt ai kulmim opozitar i pakënaqësisë me procesin e dialogut, por jo vetëm, ka rezultuar me një mbështetje të madhe për një subjekt politik siç është Vetëvendosje, por çka është pritur vullneti politik aktivist i shprehur nëpër rrugë, Kuvend dhe fshatra e qytete, të kulmojë në qeverisje”, potencon i pari i PSD-së për Blic Interview.

Teksa flet për aktivistët e Vetëvendosjes, ish-bashkëpartiaku i tyre vlerëson se ata tani, disa janë burokratë e disa oportunistë.

“Një pjesë e madhe e aktivistëve janë shndërruar në oportunistë, të cilët disa janë mashtruar e disave po ju pëlqen, siç ndodh kudo. Ajo tash çka qytetarët kanë filluar të shohin se nuk po realizohet vullneti i tyre që është bartur nëpër protesta, votime e aktivitete tjera, kështu që besoj që po vjen edhe njëherë te qarja mes pushtetit dhe popullit. Mendoj se së shpejti do të fillojë të kuptohet se pushteti nuk e përfaqëson vullnetin qytetar, të paktën për atë për të cilën ka marrë mbështetje”, potencon Molliqaj.

Sipas tij, Kosova kurrë s’ka pasur dialog më të mbyllur se tani, teksa shton se drafti është i keq dhe Qeveria s’po e publikon atë, por po e interpreton, pa na e dhënë tekstin.

“Ajo që mund të them është se dialogu më jotransparent prej atij që ka qenë i Vjenës, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, është ky. D.m.th kurrë dialog më të mbyllur s’ka pasur. Tani, unë pajtohem se gjatë negociatave jo gjithçka është publike, por ajo që nuk pajtohem është kur pranon, kur ka pranim nga të dy palët, edhe Serbia po thotë e kam pranuar draftin, edhe Kosova po thotë që e ka pranuar dhe nuk po e bëjnë publik. Për mua është e qartë që drafti është i keq. Po duan t’ia japin, kushtimisht me thënë me lugë të çajit informatën qëkur të dalë informata përfundimtare, të mos duket më. Në vend që të na japin tekstin që ne ta analizojmë, Qeveria po vendos ta interpretojë për ne tekstin, pa na e dhënë tekstin”, deklaron Dardan Molliqaj.

Derisa përmend ata me të cilët ka protestuar bashkë kundër Zajednicës, kryetari i PSD-së thotë se Haradinaj e Kurti kanë përfunduar në shtratin e saj, derisa shton se me Zajednicë po mbillet fara e konfliktit mes shqiptarëve e serbëve.

“E para është e vërtetë që s’është e njëjta, por është më e keqe. E dyta, nga ata që kemi qenë në protesta mund të them se tash Ramushi dhe Albini kanë përfunduar në shtratin e Zajednicës, po e mbështesin atë, ndërsa, me sa e di z.Limaj dhe PSD-ja, po e kundërshtojnë edhe tash të njëjtën gjë. Nuk mendoj që është e mirë sepse besoj që nuk është puna vetëm te sasia e kompromisit, por është puna që nuk është efikase në zgjidhje të problemit. Praktikisht jemi duke e mbjellë farën e konfliktit të ardhshëm mes komunitetit serb dhe atij shqiptar, ose mes Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve lokale serbe”, potencon ai.

Ani pse nuk e ka parë draftin, Molliqaj shton se në bazë të atyre që janë publikuar, ai është i themeluar në bazë të rezolutës 1244.

“Nuk e kam parë, pra ajo që po dihet është që nuk ka të bëjë fare me 2015-ën dhe 2013-ën, në kuptimin që e ka tejkaluar atë. Është e qartë që Qeverisë kur nuk po i konvenon diçka po e mohon, ndërsa kur po e di që është e vërtetë s’po e mohon, ta zëmë në rastin konkret, nuk e mohoi faqen e parë që doli në emisionin Debat Plus në Dukagjin, nuk e mohoi kurrkush. Një draft më herët që e qitën si prezantim të Lajçakut, e mohuan. Prandaj nëse mbetet ajo, aty është e qartë që referenca kryesore është 1244, se referencat tjera janë të parapara, edhe në marrëveshjen e 2015-ës referohen ligjet e Kosovës, Kushtetuta e Kosovës, korniza ligjore e saj. Por, këtu është futur 1244-shi, që e bën Kosovën territor i cili aktualisht menaxhohet nga institucionet e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar”, thekson Dardan Molliqaj. /Gazeta Blic

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika