Molliqaj: Zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion rreth krijimit të Asociacionit

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion rreth krijimit të Asociacionit

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion rreth krijimit të Asociacionit.

Molliqaj ka thënë tutje se sot kryeministri Kurti ka dashur të tregojë se edhe në veri mund të mbajë zgjedhje.

“Për të më e rëndësishme është të arsyetoje pushtetin e vet sesa të trajtojë veriun më shumë sesa çështje sigurie dhe e mungesës së rendit e ligjit”, ka shkruar Molliqaj.

Kreu i PSD-së ka thënë tutje se çështja e veriut është “çështje politike” dhe se “prandaj duhet të trajtohet politikisht”.

“Deri tani, veprimet e pushtetit kanë qenë të gabuara e shpesh herë të rrezikshme”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika