Molliqaj: Partia në pushtet përdori politikisht policinë

Përkrah anëtarit të kryesisë Dren Kukaj, Molliqaj ka thënë se rasti i NPB-së është një shembull i përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga LVV

Kryetari i PSD-së, Molliqaj

Kryetari i PSD-së ka thënë se njësitë e Policisë së Kosovës janë shndërruar në njësi antidemokratike dhe njëherësh, njësi të instrumentalizuara nga politika.

Një reagim i tillë nga Molliqaj ka ardhur pasi njësia e zyrtarëve policorë të cilët kishin boshatisur Ndërmarrjen Publike Banesore kishin fikur kamerat për afro një orë, gjë e cila sipas Molliqajt ishte e pazakontë dhe njëherësh, edhe një shkelje e ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Ma gjeni një bastsisje tjetër ku me urdhër të Gjykatës, policia nuk i ka njoftuar media”, ka thënë Molliqaj në një konferencë për media.

Gjersa ka treguar provat e kohës së shkyçjes së kamerave, kryetarit Molliqaj ka ngritur pyetjen “A kanë çuar policia bombë, dokumente apo drogë, që kanë vendosur në mënyrë të fshehtë t’i ndalin kamerat?”.

“Krimi fillon, policia bëhet politike dhe i shkel të gjitha normat ligjore e ato të kodit penal. Të gjithë e dimë që hajnat kur hyjnë në shtëpi a institucion i ndalin kamerat e sigurisë, krejt çka dimë ne që sa herë policia vendos për bastisje ajo i merr mediat. E çka ndodhi në ndërmarrjen publike banesore, polica zbarkon pa prezencën e mediave, policia nuk ka njoftuar. Ma gjeni një bastisje që policia nuk i ka njoftuar mediat. Prej rreth 3 orë që qëndrojnë aty, për rreth 55 minuta, Policia i fikin kamerat e sigurisë”, tha ai.

Sipas tij, një konfirmim ka ardhur nga vetë partia në pushtet përmes konferencës së e mbajtur nga ta, vetëm pak minuta para konferencës së paralajmëruar për media nga PSD.

“Për të na e konfirmuar totalisht këtë, LVV, partia në pushtet, doli për t’ia bërë mbrojtjen intervenimit kryesor të alarmuar me atë se ç’ka do të ndodhë sot… Kemi të bëjmë me një krim që është përdorur nga politika dhe policia, ka thënë ai.

Para konferencës së PSD-së, një konferencë ishte mbajtur edhe nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së, ka thënë se shqetësimet lidhur me projektin banesor prej 120 milionësh vlerë, ishin shfaqur shqetësime që moti.

Ndër të tjera, ai ka thënë se “Lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë pa kompromis. Për një kohë të gjatë, jo që nuk është luftuar, por është përkëdhelur nga masa të buta të gjykatave të Kosovës”.

Ndërmarrja Publike Banesore ka njoftuar se Policia e Kosovës ka bastisur zyret e tyre. Këtë veprim NPB-ja e ka quajtur të paarsyeshëm.

Në njoftimin e NPB-së, thuhet se më 19 korrik, një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë paraqitur pranë zyrave të NPB-së dhe kanë paraqitur një urdhër kontrolli për të marrë një numër të dokumenteve të ndërmarrjes.

Policia bastis zyret e NPB-së në Prishtinë: Kërkonin dokumente që i kemi dorëzuar para 5 muajve

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika