Momente shokuese në historinë e ceremonisë Oscars

Pak ceremoni të çmimeve “Oscar” kanë qenë të rëndësishme si ajo e vitit 1973, kur Marlon Brando dërgoi aktivisten e amerikanëve vendas, Sacheen Littlefeather për të shpjeguar pse ai e kishte refuzuar këtë çmim

Çfarë mendoni kur kujtoni për polemikat në “Oscars”? Atë të vitit 2017 kur Warren Beatty aksidentalisht e shpalli “La La Land” si fitues të çmimit për filmin më të mirë në vend të “Moonlight” dhe iu desh ta përmirësonte?

Sulmin e vitit 1974, të pasuar nga një shaka e përsosur e prezantuesit David Niven? Apo ndoshta shuplakën e Will Smithin të vitit të kaluar?

Sado me famë të keqe të kenë qenë, asnjëra prej tyre nuk është as sa gjysma e asaj që ndodhi në mbrëmjen e 27 marsit të vitit 1973, gjatë ceremonisë së 45-të të Çmimeve të Akademisë.

Me pak fjalë, ajo çfarë ndodhi mund të përshkruhet shkurt: Sacheen Littlefeather.

Kur aktivistja amerikane 26-vjeçare doli në skenë për të refuzuar Çmimin për aktorin më të mirë të Marlon Brandos – ndarë për performancën e tij në “The Gordfather” – u duk sikur gjithçka u shkatërrua.

Thashethemet e vazhdueshme, akuzat, anekdotat dhe ekzagjerimet kanë vazhduar të sillen nëpër media tashmë e gjysmë shekulli: kështu që ndoshta më së miri është të fillojmë me atë që nuk është diskutuar: çfarë ishte duke u shfaqur në televizion atë natë.

“Përshëndetje, emri im është Sacheen Littlefeather”, kishte thënë ajo teksa me dorë refuzoi përpjekjet e Roger Moore dhe Liv Ullman për t’i lënë në dorë statujën e “Oscar”.

“Jam Apache dhe jam kryetare e ‘National Native American Affirmative Image Committee’. Jam këtu në emër të Marlon Brandos dhe ai më kërkoi t’ju thosha… se me keqardhje ai nuk mund ta pranojë këtë çmim kaq fisnik. “Dhe arsye është trajtimi i indianëve të Amerikës nga industria e filmit, televizionit, reprizat e filmave, dhe ngjarjet e fundit në Wounded Knee. Lutem që të mos kem ndërhyrë në këtë mbrëmje, dhe që në të ardhmen, zemrat dhe arsyet tona do të kenë mes vete dashuri dhe bujari. Faleminderit në emër të Marlon Brandos.”

“Eleganca radikale”

Sot, ndoshta është e vështirë të kuptosh plotësisht se sa tronditës ishte ky moment për të pranishmit dhe 85 milionë shikuesit: shikoje përsëri në YouTube dhe mund të dëgjosh gulçimet dhe zhurmat në turmë.

Në dekadat e kaluara, ishte tronditëse që një yll filmi të bëjë deklaratë politike në një rast të tillë, ose që dikush nga showbiz të shprehë aktivizmin e ashpër në një fjalim në ceremoni çmimesh: të gjithë nga Susan Sarandon te Sean Penn e kanë bërë këtë për temën e të drejtave të komunitetit LGBTQ.

Por ishte në vitet ‘70 kur për herë të parë lulëzoi e ashtuquajtura “elegancë radikale” – një term i krijuar nga Tom Wolfe në esenë e tij, “Radical Chic: That Party at Lenny’s” të botuar në “New York Magazine” të vitit 1970, për t’iu referuar një forme të caktuar vezulluese dhe të famshme të veprimit ose fjalimit politik majtist.

Jane Fonda ishte ndoshta në ballë të atij momenti, me qëndrimin e saj legjendar kundër luftës, por çdo formë e aktivizmit të kësaj vule do të ishte përçarëse në një Hollywood që ende nuk ishte aq larg nga veteranët e luftës që e kishin formuar atë në fillim të shekullit XX. Kështu reagimi i përzier që mund të dëgjoni në turmë atë natë të vitit 1973: disa duartrokitje të forta dhe disa rënkime dhe bërtitje.

Kur hipi në podium për të publikuar fituesin e Çmimit për filmin më të mirë, Clint Eastwood u tall me Littlefeather, duke thënë: “Nuk e di nëse duhet ta prezantoj këtë çmim në emër të të gjithë kaubojve të xhiruar në të gjitha western-et e John Fordit ndër vite”.

Është gjithashtu e rëndësishme për ta theksuar se shqetësimi i Lëvizjes së indigjenëve amerikanë, në të cilën bënte pjesë Littlefeather, një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1968, vetëm pak vjet para këtij momenti të paharrueshëm në historinë e “Oscars” – mund të ketë qenë lehtë i pranueshëm në audiencën e vitit 1973.

Siç theksoi Littlefeather, “Oscars” po mbahej në mes të asaj që do të shndërrohej në tre muaj të okupimit dhe rrethimit të Wounded Knee në South Dakoda; në kohën e transmetimit, kjo përplasje midis aktivistëve amerikanë indigjenë dhe mareshalëve amerikanë dukej e paqëndrueshme dhe e detyruar të përfundonte (ashtu siç edhe ndodhi) me dhunë.

Duke pasur parasysh këtë, kryetitujt e ditëve të ardhshme ishin të parashikueshëm, të tillë që synonin të tërhiqnin vëmendjen dhe të pamenduar.

Kjo përçarje e pashmangshme na çoi në histori të mëtutjeshme rreth asaj se sa shumë i kishte ofenduar Littlefeather filmat e kohëve të vjetra: rrjedha polemikash që kanë kaluar nëpër dijet e Hollywoodit dhe të tillë që kanë pasur jetë kontroverse. Historia, shpesh e përsëritur nga vetë Littlefeather, thotë se atë natë mbrapa në skenë ka qenë John Wayne – personazhet e famshme kauboj të të cilit ishin përgjegjës për shumë vdekje në skenë të amerikanëve vendës, të cilët nxitonin në skenë dhe/ose ndoshta të qëllonin gratë e reja. Historia ec tutje me 6 personat e sigurimit të cilët e mbajnë atë. Sidoqoftë, së voni, historiani dhe kritiku i filmave, Farran Nehem, shkroi një demaskim të hulumtuar thellësisht të asaj çfarë ajo beson se është një histori e pavërtetuar e cila dëshmon se sa e lehtë është të përziesh të vërtetën me atë që duket si e tillë. Megjithëse Wayne vështirë se ishte personifikim i vlerave liberale ose i tolerancës racore, gjasat që Wayne si një i njeri me të vërtetë i sëmurë dhe me një temperament të qetë që po shërohej nga një operacion i rëndë, do të ishte përpjekur të sulmonte fizikisht dikë, në rastin më të mirë duken të pamundura.

E vërtet, bazuar në ato çfarë thotë Littlefeather, është se ajo u ndie e sulmuar dhe diskriminuar për shkak të fjalimit të saj dhe së për tërë jetën ishte futur në listën e zezë nga industria zbavitjes. Nga fundi i viteve ‘70, pas disa paraqitjeve të vogla në filma si “Freebie & The Bean” dhe disa herë në revistën “Playboy”, secila karrierë e showbizit që ajo mund të kishte pasur, kishte përfunduar. Në qershor të vitit të kaluar, Akademia i bëri Littlefeatherit një kërkimfalje formale dhe më pas organizoi “një panel diskutimi, shërues dhe festimi” me aktivisten vetëm një muaj e pak përpara se të vdiste, në tetor, në moshën 75-vjeçare. Padyshim që falja ishte e vonuar.

Një kthesë në tregim

Duke i ndërlikuar gjërat më tej, historia e Yacquit dhe Apaches së Littlefeather është vënë në pikëpyetje gjatë viteve, së fundi në pjesën e San Francisco Chronicle.

Nëse Littlefeather ishte në të vërtetë “pretendian”, siç quhen ndonjëherë ata që pretendojnë në mënyrë të rreme se janë amerikanë indigjenë, kjo mund të komplikojë drejtësinë e sinqertë të gjestit dhe të ngrejë pyetje se si të gjykohet përzgjedhja e Brandos, për ta përdorur atë si zëdhënëse të tij.

Megjithatë, faktet mbeten të turbullta: shkrimtarja, Jacqueline Keeler është sfiduar nga anëtarët e komunitetit amerikan indigjenë në disa nga gjetjet e saj faktike, duke e bërë identifikimin e prejardhjes së Littlefeather një propozim të turbullt.

Adam Piron, drejtor i programit indigjen në Institutin Sundance, ka thënë: “Për mua, deri diku nuk është problem.

Pavarësisht nëse ajo ishte apo nuk ishte e regjistruar në fiset që pretendonte, ajo ishte më se e pranueshme nga liderët në komunitetin tonë, të cilët dinin për këto akuza. Gjëja që ndodhi me ‘Oscarin’ e Brandos pati një ndikim kaq të vlefshëm në botën reale”.

Duke marrë parasysh tekstin e deklaratës së plotë të Brandos, të cilën Littlefeather nuk u lejua ta lexonte të plotë atë mbrëmje, por më vonë u nda me shtypin, duket e vështirë të mos merret vesh thelbi i çështjes:

“Nuk ka qenë dëshira ime të ofendoj apo zvogëloj rëndësinë e atyre që do të marrin pjesë sonte”, thuhet në deklaratën e plotë të Brandos.

“Ndoshta në këtë moment, ju po thoni me vete, çfarë dreqin ka të bëjë kjo me Çmimet e Akademisë? […] industria e filmit ka qenë po aq përgjegjëse si çdo tjetër për degradimin e indigjenëve amerikanë. Kur fëmijët indianë-amerikanë shikojnë televizor dhe filma, dhe kur ata shohin se si përshkruhet raca e tyre në filma, mendjet e tyre lëndohen në mënyra që ne nuk mund t’i dimë kurrë. Nëse nuk jemi mbrojtës të vëllait tonë, të paktën le të mos jemi xhelati i tij”.

Në thelb, pyetjet mbi prejardhjen e saktë të Littlefeather nuk e pakësojnë mesazhin që ajo dha dhe synimin e Brandos për të ndërgjegjësuar gjendjen e amerikanëve vendas dhe përfaqësimin e hapur racist dhe fyes që u është bërë atyre ndër vite në ekran.

“Unë mendoj se u takon njerëzve indigjenë të vendosin se si ndihen për prejardhjen e Littlefeather”, thotë Piron.

“Por për shkak të veprimeve të saj dhe mundësia që Brando ia dha kësaj çështjeje për t’u deklaruar në një platformë të tillë, pati një ndikim mesatar. Ishte pjesë e një përpjekjeje më të madhe që shtroi skenën e gjithçkaje që do të pasonte – ajo rriti aktivizmin në të gjithë komunitetet indigjene, ndërgjegjësim më të madh nga komunitetet joindigjene lidhur me atë se cilat ishin të drejtat tona. Si dhe politika të ndryshme federale rreth rritjes së njohjes së sovranitetit të popujve indigjenë nga pikëpamja ligjore, ndërsa më parë, ideja e politikës amerikane nënkuptonte në thelb përfundimin e identitetit të amerikanëve indigjen, duke e bërë atë thjesht një amerikan.”

Brando,  aktor i jashtëzakonshëm dhe mbështetës i kamotshëm i të drejtave civile, i cili mori pjesë në marshimin e vitit 1963 në Washington – padyshim që e kishte zemrën në vendin e duhur, dhe në një mënyrë shumë moderne, dhe duke bërë thirrje në emër të fëmijëve, kinemasë dhe përfaqësimit – dhe siç thekson Piron, ajo që ai dhe Littlefeather zgjodhën të bënin, solli ndryshim që shumë jashtë komunitetit indigjene mund të mos e kuptojnë. “Ka ndryshuar dinamikën e territ mediatik dhe asgjësimin e asaj që po ndodhte. Njerëzit po shikonin më larg dhe kjo i detyroi njerëzit të shkonin dhe ta shikonin atë”.

Mund të ndodhë që sjellja e disa qindra të pranishmëve të një prej ngjarjeve më ekskluzive dhe më të njohura të Hollywoodit të duket si diçka e thashethemeve sipërfaqësore të të famshmëve ose ushqimit të tabloideve.

Por është e qartë se zhurmat e tilla të “Oscars” shpesh kanë më shumë për të thënë sesa që mund të duket në shikim të parë.

Është e arsyeshme, duke pasur parasysh se si audienca është mësuar të projektojë vlerat dhe tiparet e yjeve të filmit.

Ashtu si incidenti Will Smith/Chris Rock që ndezi një diskutim rreth dinamikës racore, fuqisë së showbizit, standardeve të bukurisë dhe pranueshmërisë së dhunës, incidenti Brando/Littlefeather është bërë një provë lakmuse e aktivizmit të të famshmëve, përçarjes politike në industri dhe efikasitetit në botën reale të dhënies së deklaratave nga një platformë e tillë, siç është “Oscars”.

Me kalimin e viteve, polemikat e çmimeve si ky janë dëshmuar si qendër e besueshme – nëse shpesh janë jashtë fushës së majtë – për subjektet më të mavijosura dhe provokuese në kulturën dhe shoqërinë tonë në përgjithësi. Të presim për “Oscars 2023” dhe të shohim nëse diçka mund ta kapërcejë atë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika