Momente të Kurtit nga festa e ambasadës së ShBA-së për 4 Korrikun

Ndonëse në mesin e fotove të publikuara kreu i ekzekutivit nuk shihet me ambasadorin Hovenier, në njoftimin e ZKM-së bëhet e ditur se Kurti uroi ambasadorin për kombin amerikan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në festën e organizuar nga ambasada Amerikane në Kosovë me rastin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Zyra e Kryeministrit ka publikuar disa momente të kreut të ekzekutivit nga festa. Në mesin e tyre nuk përfshihet ndonjë foto me ambasadorin Hovenier, ndonëse njoftimi thotë se Kurti e uroi atë me rastin e festës.

“Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më poshtë mund të gjeni pamje nga festa.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika