Momenti kur gazetari i Al Jazeera-s merr lajmin se i është vrarë gruaja dhe fëmijët

Gruaja dhe dy fëmijët e gazetarit të Al Jazeeras, Wael Al-Dahdouh, u vranë në një sulm ajror izraelit në shtëpinë ku ata po strehoheshin në Gaza, siç raporton Al Jazeera.

Pak para se të konfirmohej vdekja e tyre, Dahdouh, në fakt, raportonte drejtpërdrejt për sulmet izraelite në zonë.

Ai tha se familja u godit në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku ata kishin udhëtuar pasi kishin evakuuar shtëpinë e tyre në pjesën veriore pas urdhrave të Izraelit.

Familja po qëndronte në një kamp refugjatësh në Nuseirat.

Duke folur pas lajmit për vdekjen e anëtarëve të familjes së tij, Dahdouh tha: “… një tragjedi e madhe është kryer kundër grave dhe fëmijëve… jo më pak se një fatkeqësi.”

“Numër i madh i shtëpive të njerëzve po bombardohen. Megjithatë, ky është një zakon i pushtimit izraelit. Por, në fund të fundit, ne jemi në këtë tokë. Ky është fati ynë… ky është ynë fati dhe kjo është zgjedhja jonë dhe ky është durimi ynë… dhe ne nuk do të devijojmë nga kjo rruge”.

Dahdouh, 53 vjeç, është gazetar i njohur që ka mbuluar konfliktet e armatosura në zonë, duke ndihmuar në transmetimin e drejtpërdrejtë të imazheve të luftës në Gaza.
Djali i tij Mahmoud ishte 15 vjeç, dhe vajza e tij Sham ishte shtatë vjeç, ka raportuar Al Jazeera.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika