Kanë dalur pamjet e momentit kur ish-kryeministri japonez Shinzo Abe qëllohet nga një person gjersa ishte duke mbajtur fjalim.
Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, i dyshuari ishte gjatë gjithë kohës prapa ish-kryeministrit japonez, ai kishte të veshur një bluzë të gjelbër dhe një maskë të bardhë.
Në videon e publikuar, fillimisht shihet një re tymi dhe pastaj goditja e Shinzo Abe, i cili menjëherë bie në tokë si pasojë e goditjes me armë zjarri.
Vetëm pas gjuajtjes me armë, sigurimi e kap atë dhe ia largojnë armën nga dora.
Another video has surfaced when #ShinzoAbe was shot. #ShinzoAbeShotDead pic.twitter.com/c2TXfnsuH9
— Gaurav Agrawal (@GauravAgrawaal) July 8, 2022
I dyshuari mësohet të jetë i moshës 41 vjeçare, dhe është arrestuar nga policia e Japonisë, nën dyshimet për tentim vrasje. Mediat thanë se ai kishte shërbyer në ushtrinë japoneze.
Sic raportojnë mediat ndërkombëtare, ish-kryeministri u transportua me helikopter në spital por nuk mundi t’i përballojë plagëve të marr.
Agjencia e lajmeve “Kyodo” dhe “NHK” kanë thënë se Abe, 67-vjeçar, dukej se ishte në një gjendje arresti kardiak kur u transportua me avion në spital, pasi fillimisht kishte qenë i vetëdijshëm.
Abe shërbeu dy mandate si kryeministër për t’u bërë kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, përpara se të jepte dorëheqjen në 2020 për shkak të shëndetit të keq.