“Mora fjalë”, pritet të jehojë sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, pritet të mbahet manifestimi qendror i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në nderim dhe kujtim të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri

Fotografi ilustruese e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, pritet të mbahet manifestimi qendror i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në nderim dhe kujtim të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.

Ceremonia do të mbahet të martën e pesë marsit në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:30.

Por, veçantia e këtij manifestimi do të jetë një shfaqje artistike nga Brendi Frymor i FSK-së, ku afërsisht rreth 700 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të këndojnë njëzëri këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës në kuadër të aktiviteteve.

Fotografi ilustruese e pjesëtarëve të FSK-së

Kjo ceremoni pritet të zhvillohet rreth orës 12:40, në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

FSK

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Pjesëtar të FSK-së

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë, president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Pjesëtar të FSK-së, gjegjësisht Policia Ushtarake e FSK-së

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika