Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ishte i huazuar te Juventusi gjatë dy viteve të fundit, por ekipi italian nuk e ka aktivizuar klauzolën për ta blerë atë përfundimisht.
Juventus nuk e ka përdorur mundësinë e blerjes, shkaku i klauzolës prej 80 milionë eurove që ka sulmuesi spanjoll.
Sulmuesi spanjoll ka filluar fazën përgatitore me Atletico Madrid, mediat spanjolle kanë raportuar se Morata mund të qëndrojë në Madrid ose të kthehet në Juventus nëse Atletico ul kërkesat për të.
“Jam shumë i motivuar dhe mezi prs të filloj stërvitjet. Jam i sigurt se do të jetë një vit i mrekullueshëm”, është shprehur sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata.