Morina: Ka pasur raste që me helikopter të KFOR-it i kemi dërguar patrullat në pikat kufitare, shkaku i Radojçiqit

Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refi Morina, ka deklaruar se helikopterët e KFOR-it janë përdorur disa herë për të transportuar zyrtarët policorë dhe doganierët në pikat kufitare në veri, për shkak të pengesave nga grupet kriminale të udhëhequra nga Millan Radojçiq

Ish-nënkolonel i Policisë së Kosovës, Refi Morina, ka thënë se për të siguruar dërgimin e zyrtarëve policorë dhe doganierëve në pikat kufitare në veri të vendit, është dashur që disa herë, të përdoren helikopterët e KFOR-it.

Në emisionin “Mendje Kriminale”, Morina theksoi se transporti përmes tokës në veri shpeshherë nuk ishte i mundur, për shkak të kontrollit dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga grupet kriminale të udhëhequra nga kryekrimineli Millan Radojçiq – i cili është përgjegjës për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai tregoi se këto grupe, të armatosura ilegalisht nga Serbia, kishin si synim të mbanin të izoluar pjesën veriore për të parandaluar depërtimin e institucioneve kosovare.

“Vazhdimisht kemi pasur pengesa për me shku në pikat kufitare, shpeshherë kemi përdorur edhe helikopterin e KFOR-it për t’i dërguar patrullat tona, për doganierët. Për arsye se përmes tokës nuk kemi mundur.

Gjithë këto grupe kanë qenë të udhëhequra nga Radojçiqi dhe të tjerët që kanë pasur si qëllim ta mbajnë të hendikepuar ose bllokuar pjesën veriore në mënyrë që institucionet tona të mos dertojnë. Me depërtimin e institucioneve tona në atë pjesë del në sipërfaqe veprimtaria e tyre kriminale, me fakte, me prova… vazhdimisht Serbia atë pjesë e ka armatosur, i ka armatosur grupet kriminale në mënyrë ilegale, për të pritur momentin, sikurse në rastin e Banjskë”, ka thënë Morina.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika