Morina për praninë e shtuar të forcave të KFOR-it te ura e Ibrit: Veprime të tilla janë normale

Forca të shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, u vunë re edhe të mërkurën në urën e Ibrit në Mitrovicë.

Këtë prezencë, ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina e konsideron “normale” pasi thotë se ajo pjesë dhe siguria në tërësinë e kufijve bie në domenin e KFOR-it, policisë dhe EULEX-it.

“Është paralajmëruar nga policia dhe KFOR-i se ka pasë trajnime të vazhdueshme në atë pjesë, trajnimet do vazhdojnë për shkak se siguria në tërësi e kufijve dhe e asaj pjese bie në domenin e KFOR-it, policisë dhe EULEX-it. Veprimet e tilla janë normale, por ne nuk jemi mësuar të shohim forca të shtuara, sepse në një të ardhme jo fort të largët, do vendoset që ajo urë të mos ketë vetëm lëvizje në këmbë, por edhe për automjete”, ka deklaruar Morina.

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë, Jeton Halimi thotë se “stërvitjet” nga KFOR-i në këtë pjesë po përdoren si pretekst për të kamufluar opinionin publik.

“Mendoj se e përdorin si pretekst trajnimet si mbulim për opinionin publik, po shpresojmë të mos ketë ndonjë rast”, ka thënë Halimi.

Sipas tij, Kosova pa u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë “nuk mund të bëjë” asnjë hap.

“Pa koordinim me ndërkombëtarët, Kosova nuk mund të bëjë asnjë hap. Ura duhet të hapet por në një moment të caktuar, jo me kryenecësi, jo për grumbull votash, për populizëm, derisa KFOR-i është atje. Nuk duhet të ja lëmë Serbisë një rast dhe të kthehet boomerang. Mos të përsëritet rasti i Banjskës”, ka vijuar ai.

Mëngjesin e së mërkurës janë parë forca të shtuara të karabinierëve italianë te ura e Ibrit.

Sipas pamjeve të siguruara nga Dukagjini, aty shihen autoblinda e trupa të karabinierëve italianë.

Lexo edhe: (VIDEO) Prezencë e shtuar e autoblindave të karabinierëve te ura e Ibrit

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika