Morina: Serbët në veri kanë filluar të bashkëpunojnë me Policinë

Ish-nënkoloneli I Policisë, Refki Morina ka thënë se veriu i Kosovës është pika kryesore e autoriteteve të Serbisë,kukjo e fundit mundohet të gjejë akses ose incident për destabilizimin e situatës në Ballkan.Por që popullata e cila jeton në këtë pjesë të vendit nga nacionalitetet e ndryshme, e veçmas nga ajo serbe, Morina ka thënë se "gradualisht ka filluar të ketë një bashkëpunim mes forcave të rendit të Kosovës dhe atyre për një rend dhe ligj"

Ish-nënkoloneli I Policisë, Refki Morina, ka thënë se veriu i Kosovës është pika kryesore e autoriteteve të Serbisë,ku kjo e fundit mundohet të gjejë akses ose incident për destabilizimin e situatës në Ballkan. Por, popullata e cila jeton në këtë pjesë të vendit nga nacionalitetet e ndryshme, e veçmas nga ajo serbe, Morina ka thënë se “gradualisht ka filluar të ketë një bashkëpunim mes forcave të rendit të Kosovës dhe atyre për një rend dhe ligj”.

Kështu është shprehur Morina tek emisioni ‘Five’ në Televizionin Dukagjini, duke shtuar se të gjitha komunitetet që jetojnë në veri kanë nevojë për “qetësi relaksuese” dhe të punojnë konform ligjeve dhe despozitave ligjore.

“Gradualisht ka filluar bashkëpunimi mes popullatës serbe dhe Policisë së Kosovës, pasi (serbët) po e shohin që është pyetje rendi dhe ligji për të jetuar. Pengesë e tyre dhe e popullatës serbe janë grupet e tilla diversante, të cilat në një mënyrë ose tjetrën, Serbia I shtyen brenda që të mos e lërë të qetë veriun e vendit. Prandaj, kanë nevojë të gjitha nacionalitetet që jetojnë në veri për një qetësi relaksuese. Të punojnë conform ligjeve dhe despozitave ligjore”, ka shtuar Morina.

Sipas Morinës, Vuçiqi dhe Qeveria serbe e ka interes veriun e vendit, andaj edhe xhandarmaria serbe është andej kufirit, por që edhe brenda kufirit këndej janë trupat e KFOR-it dhe Policisë e Kosovës.

“Në tërësi nuk d.m.th se është në menaxhim të situatës në veri, shkaku që Qeverisë serbe dhe Vuçiqit i intereson që të mbajë situatën nën presion të vazhdueshëm, sidomos në veri. Çdoherë, çdo muaj e çdoherë, ata mundohen të gjejnë ndonjë akses apo incident që situate në veri të jetë e qetë. Serbia kërkon në çdo rast kërkojnë destabilizimin e situatës në veri. Numri i pjesëtarëve në veri të KFOR-it është mbi 4500, dhe policia e Kosovës është më profesionale se kurrëherë më parë në të gjitha njësitet”, ka theksuar Morina.

 

Ish-zv.ministër i Brendshëm, Selam Shkodra lidhur me veriun e vendit ka thënë se “në kuptimin e sigurisë së përgjithshme besoj në Institucionet e Sigurisë së Kosovës, në aleatët e vendit”. Dhe veriu i Kosovës nuk është më ‘pyell i pashkelur’ pasi që Institucionet e vendit, qoftë civile por edhe policore janë në veri në çdo kohë.

“Në kuptimin klasik nuk mund të themi se ka kufi të sigurt askush. Por në kuptimin e sigurisë së përgjithshme besoj në Institucionet e Sigurisë së Kosovës, në aleatët e vendit. Rezultatet janë të dukshme, situata nuk është ajo që ka qenë, ku është konsumu një pyell I pashkelur. Tash Institucionet e vendit qoftë civile por edhe ato Policore janë në veri të vendit”, ka thënë Shkodra.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika