Morina: Të inspektohen autoshkollat, shoferët s’dinë as të parkohen

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar pas një aksidenti me fatalitet mes një veture dhe motoçiklete gjatë ditës së dielës [ 28 prill]. E lidhur me shkaktarët e aksidenteve të komunikacionit, në emisionin “Five” në Televizionin Dukagjini kanë diskutuar Ish–nënkolonel i Policisë, Refki Morina  dhe Eksperti i Komunikacionit, Bekim Ahmeti.

Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina ka vënë në theks inspektimin e autoshkollave lidhur me shkollimin tutje të vozitësve të rinj, duke potencuar se ka shoferë të cilët nuk dijnë as të parkohen por kanë edhe ‘frikë’ për të vozitur.

‘Kemi ligjin e ri që ka hyrë dhe po aplikohet nga Policia e Kosovës. Duhet të insistojmë tek ata që kyqen në trafik duhet t’i lejnë problemet familjare, stresin, duhet të respektojë shenjat e trafikut, duhet të respektojë shpejtësinë e lëvizjes dhe përshtatja e shpejtësisë së lëvizje, kushteve dhe rrethanave atmosferike dhe të tjera. Duhet të ketë kujdes në shkollimin e vazhdueshëm në autoshkolla tona. Si dhe të inspektohen autoshkollat, le që dalin që ka vozitës që nuk i njohin shenjat por kanë frikë edhe që të vozisin. Shpesh ndodh që qytetari në parking thotë ‘ju lutem a mundeni mema parku veturën’. Inspektimi të jetë i vazhdueshëm në autoshkolla tona. Të ngritet vetëdija dhe kultura në vozitje”, tha Morina.

Ndërsa, eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka thënë se faktori kryesor i shkaktimit të aksidenteve në rrugët e vendit është mosrespektimi i shpejtësisë së lëvizjes.

Ahmeti shprehi nevojën për digjitalizimin e Policisë së Kosovës përmes Intelegjencës Artificiale, e që sipas tij ‘syri i Policisë së Kosovës’ nuk mund të e mbulojë krejt territorin e vendit.

‘Problematika kryesore është mosrespektimi i shpejtësisë së lëvizjes. Si dhe nvaret nga shumë faktorë., Pa futjen e Intelegjencës Artificiale, me ligjin e ri që u fut në fuqi do të vazhdojmë me avazhin e vjetër. Sepse Policia e Kosovës nuk është në gjendje të e mbulojë tërë territorin e vendit dhe kësisoj syri i policisë shkelën rregullat e përparësitë së kalimit dhe rregullat e tjera të komunikacionit. Pa IA siq janë radarët statik mobil dhe kamerat”, shtoi Ahmeti.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika