Morina: UDB-ashi Gani Hajdari ishte më brutali, punoi si kolonel në polici pas luftës

Haki Morina ka akuzuar Gani Hajdarin, që ka qenë pjesë UDB-së dhe ka ushtruar dhunë dhe tortura si më brutalet

Ish i burgosuri politik, Haki Morina, ka thënë se Gani Hajdari ka pasur një rol të madh si pjesë e UDB-së serbo-jugosllave në torturat dhe abuzimet që i ka përjetuar gjatë kohës sa ishte në burg.

Morina ka përshkruar Hajdarin si “më të brutalin” ndër torturuesit që e kanë trajtuar gjatë kohës që ka qëndruar në burg. Sipas Morinës, pasluftës Morina ka mbajtur pozitë të lartë në Policisë e Kosovës.

“Asnjëherë s’ka qenë një i vetmi që më torturonte. Më brutali, që nuk ka ditë, as s’ka pasur aftësi personal sipas mendimit tim për me ushtru të profesion, por që ka pasur aftë dhe vullnet dhe ndoshta edhe detyrë për çdo ditë sa herë më kanë marrë në pyetje… ka qenë nënkoloneli i tanishëm i Policisë së Kosovës, Gani Hajdari.  UDB-ash i madh. Ka qenë shef policie aty, prej aty e kanë marrë në UDB… ky ka qenë më i tmerrimi, UDB-ashi që ka ushtruar dhunë gjatë gjithë kohës që kam qëndruar në burg. Shumë më shumë se serbët. Menjëherë pas luftës prej 7 personave është titulluar si kolonel – nënkolonel. Ka shërbyer deri vonë në Pejë. Nuk e di a ka dalë në pension. Për mua është kriminel klasik… nuk është i vetmi ky, kjo është dukuri”, ka thënë Morina në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika