Nga kjo derë hyjnë e dalin çdo ditë, e punën e bëjnë ashtu siç janë kontraktuar.
Por jo çdo gjë për ta shkonë ashtu siç kanë nënshkruar kontratat.
Ekzekutimi i pagës për ta është kthyer në një trishtim.
Ndonëse jemi në fund të tetorit, mbi 700 punëtoret e minierës së Trepçës, pagën e muajit shtator ende nuk e kanë marr.
Afati I fundit është data 10 e çdo muaji, por që këtë herë atyre një pjesë e vogël ju doli vetëm me 15 tetor.
Derisa janë në pritje edhe të 55% të pagës, Gani Osmani punëtorë në ketë minierë tash e katër dekada, thotë se jeta për minatorët është bërë e papërballueshme.
Gani Osmani-Minator I Trepces ka thënë se “As paret për ushqim nuk I kanë qit, dikush ka marr pare edhe borxh, por ata tash po marrin një kifle ose një xhevrek edhe hin brenda në minier e punojnë, e puna aty nuk mundet mu realizu me një kifle e as me xhevrek”.
I revoltuar me gjendjen në të cilën po kalojnë është edhe Sabri Ismajli.
Sipas tij është për të ardhur keq në gjendjen që ka ra, një nga ndërmarrjet që dikur mbante jo vetëm Kosovën.
Sabri Ismajli-Minator i Trepçës ka theksuar se “Jonë lodh minatorët, ju ka zatet shpirti, tanë janë familjarë, tanë kanë kredi, kanë familjarë të smut dhe është absurd çfarë po ndodhë, në minierë me krahasu më një pagë të kamerierit është absurde”.
Kjo nuk është hera e parë që ekzekutimi I pagës për minatorët, bëhet vetëm pas paralajmërimit të hyrjes në grevë nga punëtoret.
Lidhur me këtë çështje shpjegim nuk kanë dhënë gjatë ditës menaxhmenti i Trepçës.
Sindikata e punëtorëve, kanë dhënë afat që deri të martën e 24 tetorit të bëhet ekzekutimi i pagave në të kundërtën nuk përjashtohen grevat.