Mosakreditimi i RTV Dukagjinit nga FFK-ja “jo korrekt” dhe “i çuditshëm”

Gazetarët e sportit në RTV Dukagjini, megjithëse kanë aplikuar për akreditim për ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin "Fadil Vokrri", nuk janë njoftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës nëse kërkesat e tyre janë pranuar. Kjo situatë është kritikuar në emisionin "DuelinSportiv"

Gazetarët e sportit në RTV Dukagjini, ndonëse kanë aplikuar më kohë për akreditim, nuk janë njoftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës nëse iu është pranuar kërkesa për të raportuar nga ndeshja që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

E për këtë në “DuelinSportiv” ka reaguar profesori, Bylbyl Sokoli, i cili e ka cilësuar këtë veprim nga FFK-ja si jo korrekt.

“Mundem me fol për RTV Dukagjini, si media ma të shikuar dhe më e dëgjuar, nuk do të ishte korrekte kjo t’i ndalohet për me përcjell për së afërmi këtë takim… Po them sot nuk është koha të flasim për këtë, por them, se kjo nuk është korrekte dhe pres që televizionet e tjera të reagojnë për këtë mos akreditim”, ka thënë Sokoli.

Ndërkaq, edhe për trajnerin e futbollit, Ismet Munishi, kjo është çuditshme, pasi Dukagjini “është fuqi e madhe në botën e medias”.

“Televizioni i Dukagjinit ka fuqi të madhe në botën e medias, edhe këshilla e jem është që gazetarët të raportojnë pavarësisht a i pëlqejnë apo jo dikujt”, ka shtënë Munishi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika