Mosdekretimi i kryeprokurorit, Krasniqi: Presidentja bëri atë që tha Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka vlerësuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror të Shtetit si një konfirmim të deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte paralajmëruar që Isufaj nuk do të emërohej kryeprokuror

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Lidhur me mosdekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të Shtetit nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se ky vendim është konfirmim i asaj që ka thënë kryeministri Albin Kurti në Kuvend të Kosovës.

Sipas Krasniqit, kryeministri kishte thënë se prokurori Blerim Jusufaj nuk do të bëhet kryeprokuror Shteti.

“Neve, dje, presidentja na ka konfirmuar atë se çfarë e ka deklaruar kryeministri para disa muajve në Kuvendin e Kosovës, që kurrë sa të jem unë kryeministër, ky njeri nuk bëhet kryeprokuror dhe ky është konfirmim”, ka deklaruar Krasniqi për RTK Prime.

Ndër të tjera, ai ka thënë se kjo është hera e parë që ndodh në histori të Kosovës dhe ka shtuar se PDK-ja të martën menjëherë pas këtij veprimi, ka mbledhur ekspertët për t’u shqyrtuar nëse një gjë e tillë duhet të ketë përgjigjen e adresimit në Gjykatën Kushtetuese ose jo.

“Unë besoj që një përgjigje të tillë ne do ta japim shumë shpejt, por ajo që mund të them me bindje është se presidentja tashmë e ka shkelur Kushtetutën”, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Krasniqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika