Moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, fajtore shihet pozita

Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend të Kosovës, këto ishin problemi që e përcollën vazhdimisht legjislaturën aktuale, kurse fajtore për mos kalimin e tyre po shihet vetëm legjislativi sipas njohësve politik

Kuvendi i Kosovës

Para afro 8 muajve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare LDK, PDK dhe AAK  për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative.

Pozitivisht këtij takimi iu përgjigj vetëm kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Kjo zhbllokoi ratifikimin e marrëveshje ndërkombëtare, pasi PDK filloi t’i votoi.

Por, gjithçka zgjati shkurt dhe marrëveshjet ndërkombëtare u bllokuan përsëri.

Kurse, autoritetin e numrave partia më e madhe në vend e tregonte në ligje, projektligje, e amendamente sikurse edhe në seancën e fundit me 5 dhjetor, ku qëndruan deri në 12 të natës.

Por, pikat e vetme që dështuan t’i kalojnë ishin 3 marrëveshjet ndërkombëtare, meqë iu duhet një shumicë prej 81 votave.

Fajtore për këtë ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Alma Lama po e lë vetëm partinë në pushtet.

“Mendoj që është një qasje paradoksale, në radhë të parë partia në pushtet duhet t’i siguroj votat në parlamentin e Kosovës, për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare por gjuha që përdorë ndaj pjesës tjetër pra deputetëve pra ndaj opozitës është e tillë që i largon ata nga bashkëpunimi”, ka deklaruar Alma Lama, Ish-deputete e Kosovës.

E njëjta nuk sheh mundësinë e mbajtjes së ndonjë seance në periudhën e mbetur para zgjedhjeve të shkurtit 2025.

Ashtu njëjtë thotë edhe analisti politik Albinot Maloku që edhe ky fajin në tërësi ia hedh partisë në pushtet.

“Legjislatura aktuale e ka shfrytëzuar çdo mundësi që të jap kontributin e saj edhe në ratifikimin dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për rrjedhojë faji është i gjithë  anshëm e veçanërisht i mazhorancës që nuk ka ditur të ketë respekt ndaj opozitës në Kuvendin e Republikës”, ka theksua Maloku.

Sekretaria e Kuvendit të Kosovës më nuk ka pralajmëruar se mund të ketë seanca të rregullta brenda këtij viti.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika