Mospajtime të mëdha në BE rreth heqjes së masave ndaj Kosovës

Këshilli i BE-së pritet të vendosë gradualisht për heqjen e masave ndaj Kosovës, me kusht që Kosova të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës në veri

Foto ilustrim - Flamujt e Bashkimit Evropian

Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javën që vjen se do t’i heqë gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por paralelisht me hapat tjerë që duhet të ndërmarrë Kosova për t’i ulur tensionet në veri.

Kjo porosi do të duhej të ishte pjesë edhe e konkluzioneve të ministrave të vendeve anëtare, që do të takohen të martën, më 17 dhjetor, në Bruksel në të ashtuquajturin Këshill i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian.

Por, edhe në këtë pikë ka dallime në qëndrime mes vendeve anëtare, prandaj për këto konkluzione do të ketë sërish diskutime të dielën mes ambasadorëve të vendeve anëtare.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e këtyre konkluzioneve ku përmenden edhe çështjet tjera lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së.

“Në përputhje me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë, në emër të BE-së, BE-ja i ka zbatuar masat ndaj Kosovës. Këshilli do t’i heqë gradualisht këto masa, paralelisht me hapat tjerë të Kosovës për shtensionim në veri. Këshilli do të merret me ketë çështje”, thuhet në versionin e fundit të draftit të konkluzioneve që do të duhej të miratoheshin të martën në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme.

Versioni i mëhershëm nuk përmendi fare heqjen e masave dhe ishte pothuajse i njëjtë sikurse ai i vitit të kaluar, duke injoruar faktin se Përfaqësuesi i Lartë kishte dhënë ndërkohë rekomandime që masat të hiqeshin.

Përderisa versioni i mëhershëm i draftit të konkluzioneve dukej “shumë negativ” sa u përket masave ndaj Kosovës, versioni i ri, disa vendeve u duket “tepër pozitiv”.

Prandaj është e paqartë se si do t’iu referohen vendet anëtare këtyre konkluzioneve.

Në disa takime të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së janë shfaqur dallime sa u përket masave ndaj Kosovës. Shumica e vendeve anëtare kanë kërkuar që ato të hiqen menjëherë dhe në tërësi. Por disa vende tjera, të udhëhequra nga Franca dhe Italia, duan që masat të hiqen gradualisht.

Vazhdimi i mospajtimeve rreth mënyrës së heqjes së masave ndaj Kosovës ka bërë që ato të mos hiqen fare as tërësisht as gradualisht.

Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë brenda BE-së, ato mund të mos hiqen para zgjedhjeve në Kosovë që janë caktuar për 9 shkurt të vitit që vjen.

Blloku evropian pati vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim.

Dy palët më pas janë pajtuar për marrjen e disa masave ndaj Kosovës, në këmbim të heqjes së masave.

Autoritetet e Kosovës deklarojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat dhe masat e BE-së i konsiderojnë të padrejta./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika