Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi i pasigurtë, shkaktarë të aksidentit me fatalitet në Dobrushë të Istogut

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri te aksidenti me fatalitet në Dobrushë të Istogut ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit të pasigurt

Ilustrim

Mbrëmjen e së hënës ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Dobrushë të Istogut, ku ka mbetur i vdekur një person e nëntë të tjerë janë lënduar.

Në këtë aksident, sipas Policisë së Kosovës, kanë qenë të involvuara një traktor dhe dy automjete dhe “dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjes sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё”.

“Nё vendin e ngjarjes kanё arritur zjarrfikësit dhe autoambulanca, dhjetё (10) personat e pёrfshirё nё aksident janё dërguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lëndua”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika