Mospërshtatja e shpejtësisë, shkaktar i vetëaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Foto ilustrim

Një person të dielën e 2 shkurtit ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti në fshatin Qungur të Pejës.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:35. Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se deri tek vetaksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me pushtetet e rrugës.

“Ju informojmë se me datë 2 shkurt 2025, rreth orës 18:35, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur ne fshatin Qungur-Pejё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe mё pas devijon majtas dhe godet shtyllën e betonit”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё në vendin e ngjarjes dhe kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika