Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme, duke njoftuar për temperatura relativisht të buta dhe kushte të ndryshueshme atmosferike.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7°C deri në 14°C. Gjatë javës do të ketë alternime të vranësirave dhe intervaleve me diell, ndërsa në disa zona priten edhe reshje të lehta shiu.
E hënë, 24 shkurt
Moti parashikohet kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu në disa zona. Temperaturat do të variojnë nga -1°C deri në 6°C.
E martë, 25 shkurt
Pranëverë në mes të shkurtit! Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të zbresin deri në -2°C, ndërsa ato maksimale do të shënojnë deri në 11°C.
E mërkurë, 26 shkurt
Pritet mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga -2°C në mëngjes, deri në 12°C gjatë ditës.
E enjte, 27 shkurt
Moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa zona. Temperaturat do të variojnë nga 0°C deri në 13°C.
E premte, 28 shkurt
Java përmbyllet me mot të vranët dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat mund të sjellin reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 0°C deri në 14°C.
Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike është rezultat i ndikimit të qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë disa rajone të Evropës.