Të mërkurën, vendi do të përballet me një mot të ftohtë, me temperatura të ulëta dhe kushte dimërore të theksuara.
Gjatë ditës, pritet që qielli të jetë kryesisht i kthjellët, por me praninë e vranësirave të shpërndara.
Mjegulla dhe ngricat do të jenë të dukshme, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Temperaturat do të lëvizin nga -6 °C deri në -1 °C në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë, në zonat malore, temperaturat pritet të zbresin ndjeshëm, duke arritur nga -14 °C deri në -9 °C.