Mot me diell

Në ditët e para të muajit nëntor pritet të mbajë mot me diell dhe temepratura të larta. Për ditën e parë të javës është parashikuar të mbajë mot me diell, temperaturat minimale do të arrijnë deri në 5 gradë Celsius ndërsa maksimalja e ditës do të arrijë deri në 24 gradë Celsius

Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se java e parë e muajit nëntor do të vazhdojë me temperatura të larta të cilat në fundjavë do të kenë rënie të ndjeshme dhe reshje shiu.

Për të hënën është parashikuar të mbajë mot me diell, ndërsa në orët e para të ditës pritet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndësa ato maksimale prej 20 deri në 24 gardë Celsius.

Grafika e temperaturave në qytetet e Kosovës për të hënën dhe të martën

Edhe të martën parashihet të mbajë mot i ngjashëm, vetëm se me më shumë vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja e ditës do të sillet prej 21 deri në 24 gradë Celsius.

Ndërkaq të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të sillen prej 3 deri në 5 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23 gradë Celsius.

Grafika e temperaturave në qytetet e Kosovës për mërkurën, të enjten dhe të premten

Të premten moti do të jetë më i freskët, temperaturat minimale do të sillen prej 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalja e ditës do të lëvizë prej 17 deri në 19 gradë Celsius.

Derisa temepraturat e larta do të karakterizojnë ditët e javës, në vikend pritet të ketë kushte krejtësisht tjera meteorologjike, do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu. Po ashtu do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika