Mot me diell dhe vranësira

Ditën e shtunë të 22 tetorit është parashikuar të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 24 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të shtunën e 22 tetorit në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe në Gjakovë pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 53 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 24 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova.

Ndryshe moti gjatë javës së kaluar ishte kryesisht me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu vende-vende.

Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika